0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“1 milion euro ose e vramë”, një shqiptar dhe dy grekë rrëmbejnë biznesmenin spanjoll

Dy grekë dhe një shqiptar, janë arrestuar këtë të mërkurë nga policia spanjolle pasi dyshohet se e kishin rrëmbyer një biznesmen i shit-blerjeve të automjeteve luksoze .

Mediat spanjolle raportojnë se rrëmbimi u zbardh për 5 orë, dhe policia arriti të shpëtojë të rrëmbyerin dhe të arrestonte tre autorët.

Mësohet se ka qenë një mik i biznesmenit ai i cili ka bërë denoncimin në polici, ku ka treguar se kishte marrë një telefonatë nga Budapesti (Hungari) duke i thënë se një mik i përbashkët po mbahej peng në Spanjë dhe i kërkonte që urgjentisht t’i vinte në dijeni policisë spanjolle faktet.

Telefonuesi nga kryeqyteti hungarez kishte marrë disa fotografi dhe audio nga celulari i viktimës në të cilat ata i kërkonin të paguante një milion euro si hap paraprak dhe thelbësor për lirimin e tij. Ndër fotografitë që rrëmbyesit e dyshuar i dërguan mikut të biznesmenit ishte edhe një foto në të cilin biznesmeni i ri shihej i shtrirë në tokë me një pistoletë të drejtuar drejtpërdrejt në kokë.

Mediatraportojnë se vetë biznesmni i arrestuar ka mundur dërgojë në polici një fotografi që tregonte pjesën e jashtme të vendit ku po mbahej. Imazhi, i marrë nga një dritare brenda pronës, do të lejonte më vonë agjentët spanjollë të zbatimit të ligjit të identifikonin banesën në fjalë.

Policia gjeti në vendon e ngjarjes dy armë zjarri municionesh, një dhomë e pajisur me plastikë dhe sharra, nga 5000 deri në 1200 euro.

Tre autorët e arrestuar, dy shtetasit grekë dhe shqiptari, 35, 36 dhe 54 vjeç, ndodhen në paraburgim në Komisariatin e Policisë Krahinore në pritje të sjelljes para gjykatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img