Site icon PrishtinaPress

1 mijë e 244 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 122 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 799 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë.

Nga ky numër, 1 mijë e 506 janë shëruar, kurse 49 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 244 sosh.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 625 raste.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 327 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 11 viktima, ndërsa ka 290 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve për secilën komunë të Kosovës.

Exit mobile version