0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

1 Maji në Gërmi, më pak qytetarë shihen sivjet

Parku i Gërmisë edhe këtë vit ishte destinacion i shumë qytetarëve për të shënuar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve. Familjarë, shoqëri, e fëmijë janë mbledhur për të kremtuar përmes aktiviteteve, këngëve e lojërave të ndryshme.

Megjithatë, krahasuar me viteve e kaluara këtë radhë, është vërejtur fluks më i vogël i qytetarëve që frekuentonin natyrën e Gërmisë. E ata që zgjodhën këtë vend për të festuar këtë ditë, shprehën brengën e tyre për ikjen e të rinjve nga vendi.

Ata apelojnë për zbatim të të drejtave të punëtorëve në vend.

Nga Istogu për të kaluar Festën e 1 Majit në Parkun e Gërmisë ka ardhur edhe Xhelal Ramça, i shoqëruar nga kolegë.

Ramça thotë se të drejtat e punëtorëve duhet të zbatohen më shumë, në të kundërtën shton se Kosova do të mbetet pa rini.

E Nurije Paqarada, e cila frekuenton zakonisht parkun e Gërmisë, thotë se fakti që nuk ka kushte të mira pune në Kosovë të rinjtë po detyrohen të ikin jashtë vendit.

Qytetari, Bashkim Deliu nga Drenasi, i cili vjen çdo vit ta festojë 1 majin në Gërmi thotë se këtë vit vërehet dukshëm numri i vogël i të rinjve.

Deliu thotë se institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për ta ndalur rininë, në të kundërtën Kosova do të zbrazet.

Ndonëse doli për të shënuar 1 Majin, qytetari Haxhi Korgjaj thotë për KosovaPress se nuk ka arsyeje që punëtorët në sektorin privat në Kosovë te festojnë sot. Sipas tij, mjerisht ka shumë të vdekur në vendet e punës nga kushtet jo të mira.

I kënaqur me atmosferën e krijuar sot në Parkun e Gërmisë shprehet Skender Dedinca nga Fushë Kosova. Porse, edhe ai thotë gjendja ekonomike në vend lë për të dëshiruar dhe se duhet plotësuar kushtet e punëtorëve edhe në sektorin privat.

Se viteve të kaluara ka pasur më shumë njerëz që festonin 1 Majin në Gërmi, thotë qytetarja Olsa Ruhani.

Sipas saj, tash po shihet një atmosferë më e zymtë.

Si gjithmonë, për sigurinë e qytetarëve edhe sot është përkujdesur Policia e Kosovës. Aty mungoi as ekipet shëndetësore dhe të zjarrfikësve.

Ndryshe, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve gjatë ditës në kryeqytet janë mbajtur dy protesta,  dhe një aksion simbolik nga Partia Socialdemokrate.

Kujtojmë se, 1 Maji si manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img