5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

1.3 miliard euro i ka dërguar diaspora në Kosovë gjatë 2023-ës

Një miliard e 344.50 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë deri në muajin dhjetor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, për këtë muaj ishte 129.10 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave kanë qenë nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 49.90 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 36.70 për qind dhe bankat me 13.30 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 304.10 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 3.50 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.71 miliardë euro, duke shënuar rritje për 62.90 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të dhjetorit 2023 janë rritur për 14.20 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 513.50 milionë eurove.

1 miliard e 344 milionë euro, vlera e dërgesave nga mërgata

304 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit

2.7 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale

513 milionë euro, asetet e ndërmjetësuesve të tjerë financiar

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img