1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

????LIVE NGA KUVENDI| Kurti: Cenueseve të zgjedhjeve do t’iu përgjigjemi me forcën e ligjit

1:06 – Hoxha falënderon pjesëmarrësit në marshin për UÇK-në, flet për çlirimtarët

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, fjalën e saj në seancën e sotme plenare e ka nisur me përkujtimin e të rënëve për liri.

Ajo tregoi se dje ka vizituar Rezallën, atje ku siç theksoi ajo, dhimbja është po e njëjta çdo vit.

“Ku ende ka varre të hapura që presin njerëzit e tyre të prehen. Kujtojmë të rënët për liri, të pagjeturit nga lufta e fundit tash e 24 vite. Afër 10 mijë viktima civile, 20 mijë viktima të dhunës seksuale, mbi 1.6 milion të pagjetur, mbi 1 mijë fëmijë të vrarë, e për këto drejtësia ende mungon”, tha ajo.

Hoxha më pas përmendi ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, me ç’rast falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që dolën për të marshuar të dielën për ta mbrojtur luftën e Kosovës.

“Sot historia jonë duket e përmbushur, ku në vend së të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi si viktima të luftës së fundit, sot kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë, e ata që dikur marshuan për liri. Të dielën, Prishtina ishte e vogël për t’i përqafuar zemrat e gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova u bë bashkë për historinë e saj, Kosova u bë bashkë për të vërtetën e saj. Kosova duhet të jetë bashkë për të ardhmen e saj që të mos lejojmë padrejtësi të reja në emër të drejtësisë. Më kishte marr malli ta shoh Kosovën kështu me krejt ngjyrat e saj. Faleminderit për të gjithë qytetarëve, partitë, artistët, që të gjithë që marshuan të dielën për drejtësi, nuk ishte marsh i rëndomtë, por i dinjitetit tonë qytetar. UÇK na ka mbrojtur e bashkuar dikur të gjithëve, edhe ne sot duhet të jemi bashkë për ta mbrojtur atë për të ardhmen e saj për Kosovën tonë”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img