Partia Demokratike e Kosovës kishte njoftuar sot se Vetëvendosjen do ta braktisin një pjesë e madhe e nëndegëve të saj. Gazeta Express ka arritur të kuptojë arsyen e kësaj braktisjeje, e kjo për shkak se sjelljet e pjesëtarëve të VV’së ishin tejet arrogante dhe se ishin të papërgjegjshëm në punën e tyre
Nëndega e Vetëvendosjes në Drenas, kanë vendosur të ngrijnë marrëdhëniet me këtë parti, e kjo për shkak të disa parregullsive dhe sjelljes jo të mirë të zyrtarëve të kësaj partie, por edhe për shkak të mungesës së strukturës politike.
Rifat Demaku, dikur kandidat për kryetar të Drenasit, e tani kryesues i nëndegës që po largohet nga VV’ja, konfirmon për Gazetën Express se i kanë pezulluar aktivitetet me këtë parti dhe se tani dhe po e shqyrtojnë mundësinë të bëhen pjesë e ndonjë partie tjetër politike.
“I kemi ngrirë marrëdhëniet me ta, e kemi pezullu aktivitetin me Lëvizjen”, ka thënë Demaku për Express, duke treguar se kanë marrë oferta nga të gjitha subjektet politike, të cilat janë duke i shqyrtuar.
“Ne duam të vazhdojmë të ardhmen tonë politike, por në një subjekt tjetër”, ka thënë Demaku, duke potencuar se mund të mbesin si grup i pavarur, pasi sipas tij, kanë një fuqi të veçantë për zgjedhjet lokale.
PDK’ja gjithashtu ka deklaruar se mungesa e kuadrove, strukturës dhe fuqisë politike në këtë Lëvizje është edhe arsyeja kryesore e refuzimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme.