1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

​Pse ia huqën sondazhet të cilat nxirrnin Clintonin fituese, sipas Thaçit? (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti” – drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, kolumnisti i Gazetës Express, Jusuf Thaçi, ka folur për sondazhet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat nxirrnin fituese kandidaten demokrate, Hillary Clinton.
Thaçi ka thënë se fillimisht sondazhet botërore nuk janë zhvilluar nga hulumtuesit e mirëfilltë, të cilët kanë përdorur mënyra të mëparshme për të parashikuar fituesin, në ndërkohë që të paparashikueshmit si Donald Trump sjellin ndryshime në rezultate.
Thaçi ka përmendur disa faktorë që kanë ndikuar në rezultatet e gabuara të sondazheve botërore, në të cilët përfshinë edhe ngurrimin e përkrahëseve të Trumpit për të deklaruar votën e tyre, për shkak të sulmeve të mediave ndaj tij.
Ai ka shtuar se edhe deklaratat e sinqerta mbi qëndrimet e tij kanë ndikuar që Trump të votohet nga shumica, përkundër faktit që rezultatet e nxirrnin atë humbës.
Thaçi ka kujtuar në “Komiteti” se sipas sondazheve të menjëhershme pas votimit, të realizuara nga mediat prestigjioze, votuesit kanë treguar se kanë votuar për shkak të pakënaqësisë ndaj sistemit politik, që nënkupton se vota e tyre ka shkuar për Trumpin.
 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img