​Osmani: Do të takohemi me VV-në

514
Advertisement

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Advertisement

Në një intervistë për KosovaPress, Osmani e la të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo.

Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi mbrëmë në KTV ka deklaruar se me LDK-në do të takohen këtë fundjavë, dhe se çështja e presidentit është në tavolinë.

“Ne do të takohemi këtë fundjavë, përderisa shkojmë në tavolinë. Çështja e presidentit është në tavolinë, çështja e ministrive është në tavolinë. Tavolina e kësaj jave do të zgjedhë shumë çështje. Besoj që do të ketë kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

PostAdssFotoja e reklamës