Kryeministri izrealit Benjamin Netanyahu, ka përshkallëzuar kritikat e tij ndaj administratës Obama të cilat nisen të dielën, duke e akuzuar publikisht presidentin amerikan se e ka orkestruar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënoi ndërtimin vendbanimeve të Izraelit.
Kjo ishte dita e dytë radhazi që Netanyahu reagon pas votimit të së premtes për rezolutën, e cila kaloi dhe u cilësua si një shuplakë e fortë diplomatike për Izraelin në sfondin e negociatave të gjata, të ngecura për një zgjidhje mes dy shteteve, ajo e konfliktit izraelito-palestinez, shkruan New York Times.
Rezoluta pohoi se ndërtimi i vendbanimeve izraelite në territorin që palestinezët pretendojnë se i takon shtetit te tyre, është një pengesë e madhe për procesin e paqes dhe një “shkelje flagrante sipas ligjit ndërkombëtar.”
Shtetet e Bashkuara janë përmbajtur nga përdorimi i vetos , siç ka bërë shumë herë më parë për të mbrojtur Izraelin nga dënimi i tillë në Kombet e Bashkuara