11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

​Mourinhos i del punë me FIFA-n

Jose Mourinho edhe një herë tjetër ka thënë se miqësoret e Kombëtareve në mes të sezonit nuk kanë sens

Dy mbrojtësit e Manchester Unitedit, Chris Smalling dhe Phil Hones janë lënduar me Kombëtaren e Anglisë dhe kjo ka acaruar trajnerin Jose Mourinho.

Portugezi kështu ka kritikuar ashpër FIFA-n, ku thotë se miqësoret në mes të sezonit janë pa sens.

Ai tha se miqësoret janë të arsyeshme vetëm para kampionateve evropiane ose botërore.

“Jam plotësisht kundër ndeshjeve miqësore. Mendoj se ndeshjet miqësore me Kombëtare kanë kuptim vetëm para fazës finale”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Disa javë para Euro dhe Kupës së Botës kanë kuptim, por në mes të sezonit miqësore të kombinuara me ndeshje kualifikuese nuk kanë kuptim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img