Për situatën e krijuar në Kosovë, pas reshjeve të mëdha të borës, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. E cila përmes një kumtese ka njoftuar se po përcjell situatën e krijuar pas reshjeve.
Në komunikatë bëhet e ditur se FSK, Policia , Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, janë të angazhuara nnë ballafaqim me situatën, shkruan Indeksonline.
Mustafa ka kërkuar nga institucionet të rrisin gatishmërinë për t’iu dal në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit.