Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në 10 vjetorin e bashkëpunimit në mes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është pritur në Komandën dhe Shtabin e Përgjithshëm të kësaj garde, nga komandanti i saj gjeneral major Ben Corell dhe stafi i tij.
Mehaj ka shkruar në Facebook se me gjeneral Corell u pajtuam që dy forcat tona për një dekadë të veprimit të përbashkët kanë arritur në stadin që të veprojnë si një trup i vetëm.
“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për gjeneral Corell dhe të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm për 10 vite, në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së. Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Garda Kombëtare e Iowa-s dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më janë një trup dhe shpirt i vetëm.
Pritja në Komandën dhe Shtabin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, nga komandanti i saj gjeneral major Ben Corell dhe stafi i tij ishte emocion i veçantë.
Me gjeneral Corell u pajtuam që dy forcat tona për një dekadë të veprimit të përbashkët kanë arritur në stadin që të veprojnë si një trup i vetëm.
Me këtë rast para seminarit të përbashkët mes dy delegacioneve ushtarake, gjeneral Corell me njoftoi me disa kapacitete të aviacionit të tyre.
Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për gjeneral Corell dhe të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm për 10 vite, në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të reja!