Alban Meha shpreson për një rezultat të barabartë kundër Turqisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës
“Do të jetë një ndeshje e fortë ngjashëm me Kroacinë dhe Ukrainën. Turqia është një ekip i mirë dhe fortë. Duhet të përpiqemi që ta mbajmë rezultatin baras. Shpresojë ta ruajmë qetësinë dhe të japim edhe gol”, ka thënë Meha pas stërvitjes së parë të mbajtur në Antalia.
Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të zhvillohet me 12 nëntor në Antalia