-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

​Lekaj e Haradinaj inspektojnë punimet në autoudhën e Gjilanit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, të shtunën realizuan vizitë inspektuese në punimet që janë duke u zhvilluar në projektin e Autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

I pari i MI-së, Pal Lekaj dhe ai i qeverisë Ramush Haradinaj, u njoftuan nga menaxherët e këtij projekti për së afërmi me progresin e arritur deri më tani. Projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe sipas specifikave të projektit.

Gjatë këtyre inspektimeve u tha se punimet po realizohen sipas planeve dinamike të parapara me kontratë dhe që kjo autoudhë do të përfundojë në kohë rekorde. Kurse sa i përket Anamoravës kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi që Gjilani dhe Anamorva asnjëherë nuk kanë qenë më të përkrahura.

Me rastin e qëndrimit në Gjilan, ministri Pal Lekaj dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë qëndruar për ngushëllime në familjen Shala të ​viktimave të aksidentit të mbrëmshëm që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img