Mateo Kovacic ka thënë se pavarësisht mungesave kanë kualitetin e duhur për të mposhtur Kosovën dhe Finlandën
Kroacia për këto dy ndeshje do të jetë pa Luka Modric, Dejan Lovren, Ivan Rakitic dhe Marko Pjaca.
“Kemi qenë në handikap me mungesat e Modric, Rakitic e Lovren dhe nuk na duhej edhe Pjaca, i cili i jep skuadrës shumë kualitet”, tha fillimisht Kovacic.
“Do të jenë ndeshje shumë të vështira, por besoj se ne kemi mjaftueshëm kualitet sa për t’i fituar këto dy ndeshje”, tha në fund kroati.