Adnan Januzaj përfundimisht ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Belgjikës
Pavarësisht se ai ka mundësi që të luaj edhe për Kosovën, Januzaj tashmë ka bërë zgjedhje tjetër.
“Nuk mund ta mohoj se ambicie e imja është që ta përfaqësojë Belgjikën në Kupën e Botës të vitit 2018”, tha Januzaj gjatë një interviste për Het Laatste Nieuws.
Kujtojmë se Januzaj këtë edicion është pjesë e skuadrës së Sunderlandit, pasi është huazuar nga skuadra e tij Manchester United.