Nesër me 15 mars do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Islandës
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Islandë dalin në shitje të mërkurën, më datë 15 mars.
Po ashtu është mësuar edhe çmimi i tyre, ku bileta më e lirë do të jetë 7 euro në Tribunat E2, E3, E4, ndërsa ajo më e shtrenjtë 110 euro në Tribuna Vip.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të luhet më 24 mars 2017, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, në ora 20:45.


