Gjatë një konferencë të mbajtur sot në Ferizaj, Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar një numër i qytetarëve të prirë nga gjenerali në pension Ilmi Ilazi.
Ndërsa Bajrush Xhemajli, i cili është edhe nënkryetar organizativ i qendrës së PDK-së, aderimet që u bën sot i cilësoi si një ditë fatlume për PDK-në, si dhe shtoi se Partia Demokratike e Kosovës ka hapësirë për të gjithë që duan t’i bashkëngjiten.
Ndërkohë Imri Ilazi, ish gjenerali i pensionuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, tha se arsyeja e aderimit të tij, është e kaluara që e ndërlidh atë me Partinë Demokratike të Kosovës si dhe dëshira për të dhënë kontributin e tij për ndërtimin e së ardhmes në Republikën e Kosovës.
Ilmi Reçica, deputeti dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, tha se ky aderim është në interesin e qytetit tonë, është interes i shtetit të Kosovës, pasi që sipas tij kudo që kanë vepruar kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, si në aspektin ekonomik dhe politik, po ashtu edhe në atë të komunikimit njerëzor. Reçica e cilësoi aderuesin IlmiI lazisi një njeri me virtyte të veçanta dhe një njeri qëka shumë për të ofruar./KosovaPress/