Advertisement
“Pavarësisht të gjitha trazirave të javëve të fundit, unë mendoj se NATO është treguar e jashtëzakonshme si mburojë e lirisë”, konfirmoi gjermanja në një fjalim një ditë para 30-vjetorit të shembjes së Murit të Berlinit.
“Historia e Evropës nuk mund të tregohet pa atë të NATO-s”, shtoi ajo duke nënvizuar se bëhej fjalë për aleancën më të fuqishme të mbrojtjes në botë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi dje se Aleanca Atlantike ishte në gjendje të “vdekjes cerebrale” duke shprehur keqardhje për mungesën e koordinimit mes SHBA-së dhe Evropës dhe sjelljen e njëanshme të Turqisë në Siri, anëtare e Aleancës Atlantike.
PostAdss