3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

​AGK reagon ndaj kërcënimit të drejtorit të Gazetës Express Berat Buzhala

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj kërcimit që i është bërë drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala, nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. AGK në këtë reagim ka treguar se ka marrë zotimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës se këto kërcënime do të trajtohen me seriozitet.

Ky është reagimi i plotë i AGK’së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Berat Buzhala se ai ka pranuar kërcënime të vazhdueshme përmes rrjetit social Facebook. Z.Buzhala ka njoftuar AGK-në se tashme e ka raportuar rastin në polici.

Çdo lloj i kërcënimit të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato që kryehen përmes rrjeteve sociale, paraqesin shqetësim për organizatën tonë. Duke ju referuar rastit konkret, ne presim efikasitet në hetim nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë. Njëkohësisht konsiderojmë se me shpeshtimin e rasteve të kërcënimit të gazetarëve përmes rrjeteve sociale ka ardhur koha që Policia e Kosovës të krijoj një qasje të re në mënyrën e trajtimit të tyre.

Poashtu ne inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë që, çdo herë kur pranojnë kërcënime të tilla t’i raportojnë në polici. Kohë më parë AGK-ja ka marr zotimin e drejtorit të përgjithëshëm të Policisë së Kosovës se këto kërcënime do të trajtohen me seriozitet.

Drejtori i Gazetës Express Berat Buzhala është kërcënuar gjatë ditës së sotme

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img